Malltezi: Për inceneratorin e Tiranës janë paguar mbi 45 mln euro. Ku shkuan paratë?

138
Sigal

 

Jamarbër Malltezi ka dalë në një konferencë për mediat ku ka deklaruar një tjetër shifër të majme parash që shkon në emër të inceneratorëve, ndërsa ende një të tillë sipas Malltezit nuk ka. Kjo është një foto e Sharrës në ditët e sotme. BINGO bën ai që gjen se ku është inceneratori!
Por për inceneratorin e Tiranës janë paguar mbi 45 milione € deri më sot për t’u ndërtuar! Ku shkuan paratë? Ka mbi 3 vjet q
ë po paguhet nga 29 €/ton mbetje ndonëse incenerator nuk ka! Edhe sipas kontratës në fuqi derisa të funksiononte inceneratori do duhej paguar veç 12 €/ton, jo 29! NUK PRANOJME MË “Ç’më duhet mua për kontratën?” Ja disa pyetje të thjeshta:
1.  Pse po paguajnë prej 3 vitesh qytetarët e Tiranës nga 29 euro/ton ndërkohë që ka veç landfill dhe duhej paguar veç 12 euro/ton derisa të funksiononte landfilli?
2.  Kush gënjeu sikur kompania në Hollandë kish experiencë ndërkohë që ajo ishte thjesht guackë?
3. Pse Edi Rama i dha 8 pikë bonus një guacke të sapokrijuar?
4. Pse krijuan guacka bija, guacka nona dhe guacka gjyshe?
5. A kishte shtetase ruse q
ë firmoste në emër të guackës gjyshe? Kush shqiptar di të thotë se ku shkuan paratë e shqiptarëve? E pra shtetas të huaj përfshirë shtetase ruse e dinë fare mirë.
6. Kush i ndaloi autoritetet dhe drejtorite të vepronin ndaj këtyre shkeljeve?
7. Kush po i ndal edhe sot drejtoritë të ndërpresin financimet për korrupsionin gjigand të incenerator
ëve?
Janë pyetje shumë të thjeshta për qytetarët, por shuuuumë të vështira për drejtësinë e Soros.