“Populli pa drita dhe zona e militantëve ndriçon”, ish sekretari i Ministrisë së Bujqësisë denoncon mungesën selektive të energjisë elektrike

234
Sigal

Ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë e Bujqësisë, Vojo Bregu, përmes një statusi në facebook, ka publikuar disa video që dëshmojnë mungesën e energjisë elektrike në Prezë të Tiranës në këto ditë të ftohta të vitit.

Por ajo që vlen për t’u theksuar sipas Bregut, nuk është mungesa e energjisë elektrike, por fakti se e vetmja lagje me drita në Prezë është lagjja e një ish-kretari bashkie të socialistëve, ndërkohë që pjesa tjetër e popullit ndodhet në errësirë totale.

Postimi i plotë: Temperaturat nën zero, lagjet e komunës Prezë pa energji elektrike. Gjeç Kodër, Ahmetaq, Prezë janë prej disa orësh pa drita. Vetëm lagjja që banohet nga një ish kryetar bashkie dhe militantë rilindas ka drita, sepse për shkak të ndërhyrjes politike, vetëm në këtë lagje ka energji elektrike 20 KV. Të tjerët dhe mund të vdesin nga i ftohti.

Diskriminim në mjekësi, arsim, dhe tani dhe në furnizim me energji elektrike.

P.S. video majtas eshte zona e popullit te thjeshtë pa drita. Video djathtas, zona e militantëve të Rilindjes.