Policia tërhiqet nga Teatri

607
Sigal

Forcat e policisë që kishin rrethuar godinën e Teatrit Kombëtar janë tërhequr.

Prezenca e policisë në ambientet e Teatrit Kombëtar është shënuar që prej mëngjesit të sotëm. Disa herë pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. Këta të fundit u vendosën përreth godinës së Teatrit, ndërkohë që protestuesit tentuan disa herë të çajnë kordonët policore.

Opozita ka shprehur mbështetje për Artistët. Ish-deputetë të opozitës kanë qenë pjesë e protestuesve që janë vendosur te Teatrit Kombëtar. Edhe Presidenti Ilir Meta ka mbajtur të njëjtin qëndrim. Më herët gjatë ditës së sotme, Meta dorëzoi sot pranë gjykatës Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, edhe pse Gjykata Kushtetuese është tërësisht jashtë funksionit të saj dhe prej 16-muajsh.

Ditët e fundit, protesta e artistëve kanë qenë të zgjatuara, madje ata kanë qëndruar edhe natën pranë Teatrit, pasi nga ana e autoriteteve nisi zbrazja e godinës. Lëvizja erdhi disa muaj pasi mazhoranca miratoi në Kuvend ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.