Guarana ose “Syri i Amazonës”, bima e fuqishme me veprim të pabesueshëm

771
Syri i Amazonës, siç quhet lulja e bimës guarana, është ilaç efikas për shumë probleme shëndetësore.
Guarana është shkurre apo dru i ulët që rritet në malet e Brazilit dhe të Venezuelës. Farërat e kësaj bime janë stimulues i shkëlqyeshëm i sistemit nervor, madje 2,5 herë më i fuqishëm sesa përmbajtja e kafeinës së kafesë së fortë.

Që nga kohët e lashta popujt e Amerikës Jugore përtypin farat e guaranës si nxitje energjike, ndërkaq edhe sot përdoret për ngritjen e energjisë së metabolizmit, për performancë më të mirë dhe për eliminimin e oreksit.
Indigjenët brazilianë guaranën e konsumojnë në doza të vogla që nga fëmijëria, bashkë me qumështin e nënës, andaj ajo është pjesë e ushqimit të tyre. Jetëgjatësinë e tyre e lidhin me guaranën, të cilën e quajnë “eliksir i jetëgjatësisë”.
Indigjenët thonë që guarana “është ushqim dhe ilaç që njerëzit i bën më të fuqishëm dhe më rezistues deri në moshën e shtyrë, ndërkaq femrave ua bën lëkurën të butë, pa rrudha dhe pa celulit”.
Farërat e dyllit të guaranës përdoren në formë pluhuri, ekstrakti alkoolik, kapsulave, tabletave, shurupeve dhe çajeve me një sërë efektesh pozitive ndaj shëndetit.
Sigal

guarana 2

Cilësitë shëruese të guaranës
Guarana përmban fitokimikate si p.sh. teobromin, saponin, taninin dhe katehinin. Fitokimikatet janë antioksidantë të fuqishëm të cilët ndihmojnë në pengimin, ngadalësimin dhe ndalimin e shumë sëmundjeve. Teobromini i guaranës është përbërës i cili ndihmon gjatë djegies së yndyrës, ndaj guaranën do ta gjeni në shumë preparate për dobësim dhe heqje të celulitit.
Guarana vepron edhe si tonik dhe si mjet për pastrimin e zorrëve, me ç’rast mund të zvogëlojë simptomat e çrregullimeve inflamatore të zorrëve.
Shërben edhe si diretik, për shërimin e infeksioneve të sistemit të urinës, diarresë, menstruacioneve të dhembshme dhe dhembjes së kokës.
Guarana qetëson muskujt e lëmuar bronikatal, zvogëlon ankthin, mbron neuronet dhe ndikon pozitivisht në dëshirën seksuale te të dy gjinitë.
Mjekët i rekomandojnë preparatet nga guarana për parandalimin e shfaqjes së ngjizjes së gjakut.
Kjo bimë shërben edhe si stimulues i zemrës dhe u ndihmon personave me presion të ulët të gjakut, shkruan tg.
Ekspertët kësaj bime ia përshkruajnë edhe parandalimin e karcinomës.
Veprimet shëruese të guaranës:
– shton vigjilencën dhe përqendrimin,
– furnizon trupin,
– zvogëlon lodhjen dhe tendosjen,
– shton nivelin e energjisë,
– ndihmon në dobësim,
– zbut dhembjen e kokës dhe migrenën,
– ndihmon te rasti i presionit të ulët të gjakut,
– shton libidon,
– pastron zorrët,
– mbron organizmin nga shumë sëmundje.
Guarana është më e popullarizuara për shkak të cilësive të saj stimuluese. Për këtë shkak shpesh përdoret në pijet energjike dhe vitaminoze dhe në mjetet për nxitjen e humbjes së tepricës së kilogramëve.
Si stimulues natyral, guarana u rekomandohet personave të cilët kanë stres dhe të gjithë atyre që dëshirojnë të arrijnë maksimumin kur kanë më së shumti nevojë. Përdoret për përmirësimin e funksioneve kognitive dhe për performancat e sportistëve.
Guarana dhe kafeina
Veprimi i guaranës lidhet edhe me veprimin e kafeinës. Në të vërtetë, guarana përmban midis tre dhe shtatë për qind kafeinë, gjë është dukshëm më tepër se kafeja e cila në vete përmban dy për qind të kafeinës.
Kafeina nga guarana stimulon sistemin qendror nervor, ul apetitin dhe zbut lodhjen mendore dhe fizike. Mirëpo, për dallim nga kafeina e kafesë apo çajit, guarana nuk shkakton efekte negative, siç janë rrahja e fuqishme e zemrës apo pulsi i shpejtuar.
Kafeina nga guarana lirohet dukshëm më ngadalë andaj veprimi i saj stimulues është më i gjatë dhe mund të jetë rreth gjashtë orë. Përveç kësaj, guarana nuk përmban materie plotësuese shqetësuese, siç është furfuroli, i cili është i pranishëm në kafe.
Vërejtje: Personat të cilët vuajnë nga presioni i lartë i gjakut duhet ta konsumojnë guaranën me kujdes. Mos e përdorni guaranën në orët e pasdites apo të mbrëmjes, sepse mund të shkaktojë pagjumësinë. Madje, as me stimuluesit natyralë nuk duhet tepruar. Përdoreni vetëm kur vërtet është e domosdoshme.