Policia shoqëron zjarrëfikësit në komisariat, ‘I bënë zhurmë Edit me sirena’

615
Sigal

Një tjetër skandal është prodhur sot pasdite në Shkodër.

Policia e këtij qyteti ka ndaluar katër drejtues zjarrëfikësish pasi dyshohen se qëllimisht kanë ndezur sirenat gjatë mitingut të Ramës.

Ngjarja ka ndodhur në momentit kur Rama ishte në bashkëbisedim me militantët e tij në këtë qytet.

Zjarrëfikëset thuhet se ishin drejtuar për në një objekt kur kishte rënë zjarr, në momentin kur janë ndaluar nga Policia.

Sipas burimeve mediatie, zjarrëfikësit ndodhen ende në komisariatin e policisë Shkodër.