Mëhill Gecaj: Punëtorët e hashashit në klinikë

710
Sigal

 

Efektet
anësore në shëndetin e atyre që punojnë në kultivimin e kanabisit


Rrëfimi
i mjekut Mëhill Gecaj: Si më vijnë në klinikë punëtorët e hashashit

 

Gazeta Telegraf/


Dezdemona
Porja


Shqipëria është bërë arenë hashashi. Pavarësisht
aksioneve të vazhdueshme, ky fenomen vazhdon të jetë tepër shqetësues për
shoqërinë shqiptare. Kudo është mbjellë hashash. E gjithë shoqëria shqiptare po
punon me hashash. Me mbjelljen dhe tharjen e tij. Njerëzit nga pamundësia për
të siguruar të ardhura janë punësuar në mbjelljen dhe përpunimin e hashashit.
Hashashi po mbizotëron në tokat shqiptare. Gra, plaka, goca të reja po punojnë
në përpunimin e hashashit, në këmbim të një shume parash, 25 mijë lekë të
vjetra në ditë. Zgjohen herët në 6 të mëngjesit dhe kthehen në shtëpi në orën 12
të darkës. Por hashashi ka shumë efekte anësore. Është shumë i dëmshëm. Por
pavarësisht kësaj njerëzit punojnë në përpunimin e tij. Rasti më i fundit është
denoncimi i mjekut Mëhill Gecaj që rrëfen më konkretisht efektet anësore të
hashashit që njerëzit nuk ju kushtojnë fare rëndësi. Pavarësisht dëmeve ato
vazhdojnë të punojnë me këtë lloj pune. Droga ka zënë rrënjë të thella në Shqipërinë
tonë të bukur. Shqipëria renditet një nga tregjet më të suksesshme për
prodhimin e hashashit. Shumë të rinj dhe të reja po shkatërrojnë veten me këtë
bar. Shumë flitet por askush nuk dëgjon. Askush nuk do t’ia dijë. Policia çdo
ditë po asgjëson rrënjë hashashi, por nuk po zhduket, kanë mbirë kudo si
kërpudha dhe është bërë mënyrë jetese për çdo njeri. Janë mësuar me të dhe nuk iu
bën përshtypje fare. Mjeku i poliklinikës së Kamzës, Mëhill Gecaj bëhet i pari
që rrëfen efektet në shëndetin e atyre që punojnë në kultivimin dhe pastrimin e
kanabisit. Mjeku që njëkohësisht është edhe kryetar i Partisë Lidhja
Demokristiane Shqiptare thotë se “lënda narkotike shkakton efekte anësore te
njerëzit ku ndër më e përhapura është alergjia. Sipas tij arat me hashash
gjenden 3 km nga qendra e Tiranës.” Ja ç’më ndodhi:

“Para dy ditësh me vjen një paciente me një dermatit alergjik! Duke e pyetur për
sëmundjen në anamnezë e sipër, “punoj në lule”- më thotë.

Çfarë lulesh i thashë?

“Po në lule, o doktor, në lule a bar si i thonë, si
gjithë të tjerët” – tha nga 12 orë. “Për të nxjerrë bukën e gojës!”

T’ju them të drejtën në fillim nuk e kuptova!

“Po në përpunim të hashashit o doktor’ – tha!

Dhe kjo nuk
punonte larg, jo, në territorin e Bashkisë Tiranë, se mos kujtoni larg në
Shëngjergj apo diku larg, jo, jo afër 3 km në vijë ajrore nga qendra e Tiranës.
Imagjinoni, që ky popull e shikon të ardhmen e punësimit veç tek kanabisi e
droga! Në vend të punishteve të frutave të prodhimeve bujqësore e blegtorale
tek fabrikat apo resortet turistike etj etj!”, 
shkruan doktori.