Policia rrethon Teatrin Kombëtar, gjoba dhe shoqërime (FOTO)

323
Sigal

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën përreth Teatrit Kombëtar duke rritur tensionin mes artistëve dhe qytetarëve.

Këta të fundit janë njoftuar se rreth orës 23:00 do të tentohet prishja e godinës, ndërkohë siç shihet në pamjet e mëposhtme, policia ka nisur vendosjen e gjobave dhe shoqërimin në komisariat të qytetarëve.

Ndërkohë, numri i të pranishmëve në sheshin para Teatrit është shtuar, ndërsa së fundmi ka mbërritur edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.