Policia dhe FNSH ‘zbarkojnë’ në Kadastrën e Lushnjës, arrestohet kryebashkiaku Fatos Tushe

203
Sigal

Aksion masiv antikorrupsioni në Lushnje, ku është arrestuar kryebashkiaku Fatos Tushe.

Mësohet se policia dhe FNSH kanë zbarkuar në Kadastrën e këtij qyteti.

Fatos Tushe dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi të paligjshme për subjekte dhe individë të caktuar duke shfrytëzuar pozitën e tij si kryebashkiak i Lushnjes.

Raportohet se ka pasur dhe zyrtarë të tjerë të arrestuar në këtë operacion. Mësohet se efektivët e policisë dhe të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer kontrolle në zyrat e Kadastrës dhe të Ndërmarrjes së Pasurive Publike.

Policia i ka shkuar në zyrë Tushes dhe pas disa kontrolleve në këtë institucion ai është arrestuar.

Kujtojmë se Fatos Tushe drejton këtë bashki prej tre mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste. Më herët ai bashkë me sekretaren e tij mbetën të plagosur pasi në zyrë iu hodh lëndë plasëse.