Ngrica dhe temperatura nën zero, çfarë parashikon Moti për ditën e enjte

110
Sigal

Për ditën e Enjte vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme por të ftohta. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Në orët e mëngjesit, nëpër lugina do të shfaqet mjegulla e mjegullina kalimtare.  Përgjatë akseve rrugore në zonat malore prezencë të akullit. Era do të fryjë me drejtim  nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-7m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:          

në zona malore -3 deri 3°C

në zona e ulëta -2deri 12°C

në zona bregdetare 2 deri 12°C