Polici apo banda me uniformë

313
Sigal

Policia e Lushnjes imiton banditët e Niklës të veshur me uniformë policie, duke rrahur barbarisht qytetarin dhe duke i marre automjetin

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar jë grup pune në Komisariatin e Policisë Lushnjë, me qëllim verifikimin e rastit

 28-vjeçari thotë se kur u ndalua nga policët kishte vendosur në makine telefonin e tij e po filmonte live udhëtimin. Sipas të riut, 2 efektivët që e ndaluan i kërkuan dokumentet dhe i kërkuan telefonin duke e dhunuar nga frika se ishte duke filmuar ata.Kjo sipas tij ishte dhe pikënisja e dhunës së ushtruar ndaj tij, ku dy efektivët e qëlluan me grushte në fytyre, si dhe i thyen telefonin në kokë.Hoxha kërkon drejtësi për rastin e tij dhe marrjen e masave ndaj policëve të cilët e keqtrajtuan, pasi është dhunuar me të padrejtë nga ana e tyre.

“Vija nga Fieri, këtu ishin policët, nxorën tabelën dhe më thanë hap krahun, më jep patentën, lejen e qarkullimit. Të gjitha dokumentet e mjetit ia dhashë. Në kroskot të makinës kisha telefonin, që po dëgjoja muzikë dhe po bëja(video) live nga Fieri aty. Polici e pa atë (telefonin) dhe tha: “Do më heqësh nga puna mua ti” dhe filloi me të ofenduar, me të sharë. “Ma jep telefonin” tha, para se të godiste. Unë nuk ia dhashë telefonin, ai filloi të më godiste (xhamin e kisha të hapur) në kokë bam bam këtu dhe në sy. Hapi derën me zor, më shqeu dhe bluzën, kemi pamje për këtë. Mori telefonin dhe më binte me telefon në kokë dhe më shante. Tjetri erdhi me vrap të mbante atë policin pse më godite mua: “Çfarë  ka tha.” ‘Me video do më heqë nga puna”, th ai dhe vetëm godiste. Më mori dhe zvarrë dhe më ka goditur deri atje te tabela bam me shkelma, sepse nuk i hipa në furgon. Më hipi lart në furgon, më kyçi, mori makinën  time dhe iku”, ka deklaruar mes të tjerash i riu.

Policia

Kujtojmë se nga ana e oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë janë administruar kallëzimet e punonjësve të Policisë, kallëzimi i 28-vjeçarit Amarildo Hoxha, këqyrja dhe vendimi i ekspertimit mjeko-ligjor për të. Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, për të dërguar një grup pune në Komisariatin e Policisë Lushnjë, me qëllim verifikimin e rastit dhe nisjen e hetimit disiplinor në rast se konstatohet tejkalim i kompetencave të punonjësve të Policisë në kryerjen e detyrës.