Skandali në ‘Albpetrol‘/ Tenderat korruptiv që mbushin xhepat e oligarkëve me paratë e naftës, dënojnë titullarin Florjan Muçaj

519
Sigal

Albpetrol përfshihet në skandal, Florjan Muçaj dënohet për manipulim me tenderat

 Një skandal është regjistruar nga kompania Albpetrol Sh.A. Një tender i zhvilluar nga kjo kompani ka nxjerrë në pah, tentativat për manipulime.Tenderi me objekt: “Shërbim për kryerjen e monitorimit të 16 mjedisit”, me fond limit 12,453,300.00 lekë pa TVSH, është zhvilluar me datë 08.07.2021 nga autoriteti kontraktor, Albpetrol SHA. Në garën për tender kanë marrë pjesë 3 kompani, përkatësisht “Instituti i Studimeve të Ambientit” pa dokumentacion,  “Eco-Project Albania” SHPK 9.788.000 lekë pa TVSH  dhe “EÇAT” ShPK 10.540.800 lekë pa TVSH.

Në datën 22.07.2021, autoriteti kontraktor ka publikuar në sistemin e prokurimeve elektronike “Njoftimin e Fituesit”, publikuar në datë 23.07.2021 prej të cilës rezulton fitues operatori ekonomik “Eco-Project Albania” SHPK. Ka pasur një ankesë nga kompania tjetër në garë “EÇAT” ShPK, ndërkohë kompania fituese “Eco-Project Albania” SHPK, ka paraqitur respektivisht pranë autoritetit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik argumente për të kundërshtuar pretendimet e ngritura nga operatori ekonomik “EÇAT” ShPK sipas parashikimeve të nenit 113 të ligjit 162/2020 “Për Prokurimin Publik”. Por, autoriteti kontraktor, AlbPetrol, ka përjashtuar kompaninë fituese “Eco-Project Albania” SHPK, në mënyrë të kundërligjshme edhe pse kjo e fundit dispononte të gjithë dokumentat. Për më tepër nuk e ka vënë në dijeni kompaninë në fjalë. Më pas çështja ka përfunduar tek Komisioni i Prokurimit Publik. Më datë 21.09.2021, (nr. 1751/4prot) Komisioni i Prokurimit ka vendosur të urdhërojë pezullimin e procedurës së prokurimit me objekt “Procedurë e hapur”, me Nr.REF-98757-06-22-2021, me objekt: “Shërbim për kryerjen e monitorimit të 16 mjedisit”, me fond limit 12,453,300.00 lekë pa TVSH, zhvilluar me datë 08.07.2021 nga autoriteti kontraktor, Albpetrol SHA, dhe moskryerjen e asnjë veprimi nga autoriteti kontraktor deri në shqyrtimin e ankesës së operatorit ekonomik “EcoProject Albania” SHPK.

Institucioni gënjen institucionin

Albpetrol që në këtë rast është autoriteti kontraktor ka pretenduar se e ka njoftuar kompaninë e skualifikuar, duke gënjyer kështu hapur, Komisionin e Prokurimit Publik. Në vendimin Nr. 756/2021, të datës 13.10.2021, thuhet se së pari, Komisioni verifikoi në lidhje me faktin, se nëse operatori ekonomik ka marrë dijeni me anë të shërbimit postar. Në nformacionin e depozituar nga autoriteti kontraktor pranë KPP-së me nr.7132 prot., datë 24.09.2021, (adminsitruar në shqyrtimin administrativ nr. 1751 prot., datë 17.09.2021) sqarohet se: Ju njoftojmë gjithashtu se në sekretarinë e Ak, nga zyra postare është kthyer zarfi mbrapsht me shënimin adresë e pasaktë për adresën e operatorit ekonomik “Eco-Project Albania” SHPK…”.Nga kqyrja e zarfit të dorëzuar nga ana e autoritetit kontraktor konstatohet, se kjo e fundit është kthyer mbrapsht nga ana e shërbimit postar autoritetit kontraktor me arsyet “Adresë e pasaktë”. Nga verifikimi në sistemin e gjurmimit, shërbim i Postës Shqiptare SHA rezulton, se objekti është kthyer mbrapsht pranë autoritetit kontraktor më datë 01.09.2021 ora 13:26 minuta. Sipas KPP, nga data 01.09.2021 autoriteti kontraktor ka qenë në dijeni të plotë të faktit, se operatori ekonomik nuk ka marrë dijeni mbi shkresën, si edhe nuk rezulton të jetë zbatuar parashikimi i nenit 162 të ligjit nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, për kryerjen e njoftimit publik, në kushtet kur nuk është i mundur në kuptim të pikës 1 gërma “b” të nenit 162 të Kodit të Procedurave Administrative.“Në këto kushte, autoriteti kontraktor nuk ka bashkëpunuar me Komisionin e Prokurimit Publik, pasi këtij të fundit në datën 09.09.2021 i ka paraqitur një informacion jo të plotë, duke deklaruar se operatori ekonomik ankimues është njoftuar për vendimin e KSHA me anë të shërbimit postar, megjithëse rezulton e provuar se tetë ditë para nisjes së kësaj shkrese ka qenë në dijeni të plotë të faktit, se komunikimi postar nuk ka 22 mbërritur në destinacion. Këtë fakt e provon dhe vetë autoriteti kontraktor me anë të shkresës nr. 7132 prot., datë 24.09.202”, thuhet në vendimin e KPP-së.

Shkeljet Albpetroli

Sipas KPP autoriteti kontraktor, pra Albpetrol ka shkelur nenin 114 të LPP pasi nuk provoi në asnjë moment se ka njoftuar ankimuesin për skualifikimin e tij nga procedura e prokurimit objekt ankimi. Komisioni i Prokurimit Publik gjykon, se autoriteti kontraktor me veprimet dhe mosveprimet e tij ka shkaktuar tejzgjatje të procedurës dhe ka cënuar të drejtën e operatorit ekonomik të interesuar “Eco Project Albania” SHPK për të ushtruar të drejtën e ankimit për procedurën e prokurimit objekt-ankimi pranë KPP-së.

Sipas Komisionit të Prokurimit Publik me anë të mosveprimit autoriteti kontraktor, Albpetrol ka refuzuar të bashkëpunojë me Komisionin e Prokurimit Publik duke mos dërguar informacionin e saktë edhe pas insistimit të këtij të fundit në lidhje me njoftimin e operatorit ekonomik ankimues “Eco-Project Albania” SHPK, kuptim të nenit 114 të Ligjit 162/2020 “Për Prokurimin Publik”.

Dënohet drejtuesi i Albpetrol

Komisioni i Prokurimi Publik, ka vendosur që të anulohet procedura e tenderit si dhe ka marrë masën administrative me gjobë në vlerën  250,000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë për z. Florjan Muçaj, Titullar i Autoritetit Kontraktor Albpetrol ShA, për mosbashkëpunim me Komisionin e Prokurimit Publik për procedurën e prokurimit “Procedurë e hapur”, me Nr.REF-98757-06-22-2021, me objekt: “Shërbim për kryerjen e monitorimit të mjedisit”, me fond limit 12,453,300.00 leke pa TVSH, zhvilluar me datë 08.07.2021 nga autoriteti kontraktor, Albpetrol SHA. Në fakt, sipas shkeljeve ligjore që radhit KPP, drejtuesi i Albpetrol, duhej të ndiqej penalisht edhe nga organet e hetuesve, si SPAK-u.Vendimi i KPP, është një indicie dhe provë për SPAK-un për të nisur hetimet, në lidhje me manipulime në tendera./CNA.al