Një 20-vjeçar me iniciale E.E. është arrestuar nga policia pasi është kapur mat duke vaditur lëndët narkotike në Krujë.
Policia bën me dije se i riu ka qenë duke vaditur 124 bimë të dyshuara narkotike të cilat ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Njoftimi i policisë
Në vijim të kontrolleve intensive të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të grumbullara në kuadër të procedimit penal të referuar nga Policia e Krujës në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Bruz-Mali”.
Në kuadër të operacionit u bë kapja në flagrancë e 20-vjeçarit E. E., duke vaditur 124 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fshatit Bruz – Mal, Krujë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E. E, 20 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë.
Bimët narkotike janë asgjësuar nga shërbimet e Policisë, me anë të djegies.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.