Po transportonte emigrantë të jashtëligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 20-vjeçari

129
Sigal

Policia e Krujës ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili po transportonte me automjetin e tij emigrantë të jashtëligjshëm kundrejt përfitimit.

I riu u kap në afërsi të fshatit Luz në Fushë Krujë, pas informacioneve të marra në rrigë operative se po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Krujës për veprime të  mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Luzi 2″.

Gjatë këtij operacioni, në fshatin Luz, Fushë Krujë, u bë e mundur kapja dhe arestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 20 vjeç, banues në Kukës.

Në automjetin që po drejtonte ky shtetas ishin pasagjerë 2 emigrantë të paligjshëm, të cilët 20-vjeçari po i ndihmonte, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të  mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.