Çështja e detit me Greqinë, Berisha: Paditja e Presidentit shqiptar te ministri i Jashtëm grek një akt i rëndë, e denoncoj me forcën më të madhe

131
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi nga Foltorja e parlamentit deklaratat e ministrit të Jashtëm grek Niko Dendias, i cili tha pak ditë më parë se është Presidenti Ilir Meta ai i cili nuk ka dhënë autorizimin për nisjen e negociatave me Greqinë për çështjen e detit.

Berisha tha se kjo deklaratë është rrjedhojë e informacioneve që Dendias ka marrë nga kryeministri Rama në një kohë kur nuk është bërë asnjë kërkesë në Presidencën shqiptare më lidhje me marrjen e autorizimit.

Berisha theksoi se dënon me forcë këtë padi që kryeministri shqiptar i ngre Presidentit të Republikës në një ministri të huaj.

Berisha: Këto ditë u publikua intervista e ministrit të jashtëm të Greqisë në të cilin Nikos Dendias informon kombin e tij por gjithë botën se Rama a paditur tek ai Presidentin e Republikës. Unë do u lutesha qytetarëve shqiptarë ta arsyetojnë vetë këtë akt. Unë nuk e kam shumë të vështirë të vë shumë epitete, por po sqaroj qytetarët që Presidenti  që duhet të japë autorizimin për fillimin e negociatave për gjyqin në Hagë për çështjen e detit.

Edi Rama nuk i ka dërguar deri më sot asnjë kërkesë Presidentit për autorizimin. Një kryeministër që padit presidentin e vet, kur nuk i ka dërguar kërkesë, gjykojeni vetë çfarë mund të jetë.

Niko Dendias i ka përmend disa herë disa lidhje e errëta në Korfuz. Unë nuk i di ato.

Paditja e presidentit përbën një akt që e denoncoj me forcën më të madhe. A mund të ecet me një njeri i cili fut thika mashtron paskrupull. Nëse presidenti i republikës nuk do të firmoste, ai duhet të njoftonte popullin shqiptar, nuk duhet të ankohej te ministri i Greqisë.