Sot do të votohet për kryetarët e PD në Himarë e Bulqizë, ja kandidatët

170
Sigal

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se po zhvillohen zgjedhjet për kryetar të PD në dy degë.

Kandidatët për kryetar dhe qendrat e votimit sipas degëve janë si më poshtë vijon:

PD Bulqizë:

1. Fatos Jaho Hoxha
2. Shaqir Mislaf Manjani

Qendra e Votimit: Kinemaja e qytetit

PD Himarë:

1. Afrovita Dhimojani
2. Alketa Kiço Simo
3. Marin Panajot Suli
Qendra e Votimit: Zyra e PD Himarë

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.