Lacio u vjenë në ndihmë familjeve shqiptare, hap llogari bankare për të prekurit nga tragjedia

518
Sigal

Skuadra e dytë e kryeqytetit italian, Lacio, ka shprehur dhimbjen për situatën që po kalon Shqipëria në këto orë dhe ka kaluar në veprim duke hapur një llogari bankare në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Në gjirin e skuadrës bardhekaltër ka shumë lojtarë shqiptarë, sikundër Tomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi, që militojnë në ekipin e parë.

Igli Tare, drejtor i ekipit të Lacios, i ka ardhur në ndihmë viktimave të tërmetit, duke hapur një llogari bankare me sloganin “Jemi pranë jush”, ku në këtë mënyrë mund të bëni donacione.

Në llogarinë bankare të mëposhtme, ju mund të bëni donacione në favor të popullatës shqiptare të prekur nga tërmeti.

Banka Credins

Intestatario: Contributo Volontario Emergenziale

IBAN: AL72212110160000000000300003”