‘Po ndërrohen gjakpirësit’/ Sindikata e Minatorëve: Nga Bulqiza po ikën Samir Mane po vjen KURUM-i

420
Sigal

Sindikata e Minatorëve ka reaguar pas ndryshimit të pronarëve në minerën e Bulqizës.

Në reagimin e saj sindikata shkruan se sot po largohet nga Bulqiza kompania gjakpirëse e Samir Manes (Albchrome) e cila nuk i mori vetëm pasurinë këtij qyteti, por edhe 9 jetë njerëzish për të cilët nuk u procedua askush, e tashmë vendin e tyre po e zënë gjakpirësit turq të KURUM-it.

Postimi i Plotë:

NE BULQIZE PO NDERROHEN GJAKPIRESIT E MINATOREVE

Kompania AlbChrome e Samir Manes po iken nga Bulqiza. Mori shume nga ajo miniere: mori kromin e bulqizakeve dhe te gjithe shqiptareve, por me e keqja eshte se mori edhe 9 jete minatoresh. Per keta deshmore nentoke askush nuk u precedua penalisht, por faji ngeli tek viktimat. Edhe familjet e tyre qe sot po vuajne per buken e gojes. Kol Nikolla bashke me Taf Kolecin, servilet e Samir Manes, u shporren bashke me gjithe kete kompani gjakpirese.

Tani na kane ardhur turqit e KURUM. Nje kompani me e keqe se ajo qe ishte. Jane ne bisedim me sindikaten e Gezim Kalase pritet qe te lidhet kontrata kolektive. Asnje minator nuk eshte pyetur per problemet qe ka ne ate sektor.

Gezim Kalaja ka qene ne Bulqize si sindikate per vite me radhe deri ne vitin 2007. Nder sindikatat me famekeqe qe ka pasur sektori minerar, ku aksidentet ishin te panumerta. Edhe jetet e humbura te minatoreve ishin shume te larta. Behet fjale per kohen e kompanise Darfo Albania, me te cilen Kalaja kishte nje marredhenie mjaft te mire per interesin e tij. Asaj nuk i interesonte jeta e minatorit. Interesi i saj ishte vetem kromi. Ndersa Gezim Kalaja mburrej me kete kompani, por si te gjitha sindikatat e vjetra edhe ai nuk beri asgje per minatoret.

Ne vitin 2007 ne nje proteste ku minatoret ishin organizuar per te kerkuar kushte pune, ngritje page dhe Statusin e Minatorit, ai erdhi ne Bulqize edhe i shau te gjithe minatoret qe ishin ne proteste. E si mund ti harrojme ne keto fyerje te nje maskarai qe eshte tallur me gjakun e minatoreve?!

Minatore, sot ka ardhur koha qe te organizohemi edhe mos ti leme keta hjena qe te na afrohen! Se per ndryshe keto nuk do te ndalen deri sa te na pijne edhe piken e fundit te gjakut!

– Elton Debreshi, kryetar i Sindikates se Minatoreve te Bashkuar te Bulqizes