Vidhte pasqyrat e makinave në Elbasan, arrestohet 28 vjeçari

364
Sigal

Një 28- vjeçar u arrestua në Elbasan pasi kishte vjedhur pasqyrat e një automjeti tip “Benz”.

Pas arrestimit u zbulua se personi i arrestuar me inicialet H.L, kishte thyer xhamat e dy makinave të tjera ditën e djeshme dhe më datën 16 shkurt.

NJOFTIMI I POLICISË ELBASAN

Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin H. L., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit I. S.

Në vijim të veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas është autor edhe i dy ngjarjeve të tjera, konkretisht:

Më datë 19.02.2020, gjatë natës, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, ka thyer xhamin e një mjeti në pronësi të shtetasit M. K. Më datë 16.02.2020, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, ka thyer xhamin e një mjeti në pronësi të shtetasit K. Z. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme