Sarandë/ Babai përdhunon në shtëpi vajzën e mitur

881
Një vajzë e moshës 14-vjeçare është përdhunuar nga i ati në shtëpinë e tyre në fshatin Vrinë të Sarandës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth tre muaj më parë, ndërsa ka dalë në dritë vetëm ditët e fundit.
Babai, 48-vjeçari Izet Ademi është i dyshuari dhe i akuzuari kryesor për këtë ngjarje të turpshme. Ai është një person me precedentë të mëparshëm penalë për “vjedhje” dhe “trafik klandestinësh” dhe i divorcuar nga bashkëshortja. Izeti mësohet të ketë shfrytëzuar kohën që i takonte ligjërisht për të takuar të bijën për ta përdhunuar në fshatin ku jetonte, raporton BalkanWeb.
Ngjarja e rëndë është denoncuar dje në komisariatin e policisë së Sarandës nga mamaja e së miturës pasi kishte mësuar se çfarë kishte ndodhur, ndërkohë që nuk dihet ende pse e ka mbajtur të fshehur e mitura këtë ngjarje të rëndë.
48-vjeçari Ademi është duke u hetuar në gjendje të lirë ndërsa vajza po trajtohet me psikolog.
Sigal