Plumba drejt makinës ku ndodhej çifti në Shijak, policia shpall në kërkim autorin

542
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar gjatë natës së djeshme në Shijak.

Mësohet se dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe më pas njëri prej tyre ka qëlluar drejt makinës së tjetrit, ku ndodhej edhe një pasagjere femër.

Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Shijak,

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune hetimore intensive dhe reagimit në kohë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I. B., 27 vjeç, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbatja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi F. K., 30 vjeç, ku ishte pasagjere shtetasja Xh. K., 30 vjeçe, banuese në Shijak.

Nuk ka asnjë të lënduar, veç dëme materiale të automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.