Plazhi nis në fund të majit. Çadrat 3.5 metra larg njëra-tjetrës

461
Sigal

Në fund të Majit pritet hapja e plazhit  për të gjithë pushuesit. Në një intervistë për  një televizion, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj thotë se në bashkëpunim me strukturat akomoduese edhe me subjektet e plazhit janë marrë masat për distancimin fizik.

Në plazhet ku çadrat do të jenë 3.5 metra larg njëra tjetrës do të jetë vrojtuesi i plazhit ai që do të merret me zbatueshmërinë e masave. Edhe në ujë pushuesit nuk do të lejohen më afër se 3.5 metra.

Në strukturat akomoduese, ushqimi nuk do të jetë me vetëshërbim, por çdo pushues do i serviret në dhomën e hotelit. Ndërsa koordinatori shëndetësor do të merret me matjen e temperaturës në mëngjes dhe darkë për turistët e hotelit.