Plazh në kohë Covid-19, lejet për çadra merren në e-albania

441
Sigal

Pandemia e Covid-19, do të ndryshojë edhe mënyrën e menaxhimit të plazheve. Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se nga data 1 qershor do të vijnë turistët e parë në hotele dhe më 10 qershor plazhet do të hapen për të gjithë pushuesit vendas e të huaj.

Këtë viti operatorët turistik do të aplikojnë në e-albania për kontratat e reja. Lajmi u bë i ditur nga nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri. Ai thekson se operatorët turistikë të cilët menaxhojnë plazhet private dhe që kanë aplikuar pranë bashkisë në muajin mars do të riaplikojnë sërish nis nga java e ardhshme e deri në fund të qershorit.

“Në fillim afati për të bërë kontrata ka qenë 31 Mars në bazë të VKM-së një pjesë e mirë e operatorëve arriti të aplikonte erdhi covid në momentet që po flasim është duke hartuar VKM e reja për sezonin e ri në kushtet dhe tashmë një parcelizim i ri prioritet hotelet dhe restorantet. Shumë shpejt do të dalë brenda kësaj do aplikojnë brenda fundi i qershorit nga filli i javës tjetër kanë të drejte online e-albania dhe do të menaxhohet nga Ministria e Turizmit”.

I pyetur për monitorin e plazheve publike dhe private, Tahiri theksoi se sapo të dalë vendimi i këshillit të ministrave do të ngrihet Task-Forca për zonën bregdetare. Për më tepër, ai nënvizon se janë marrë masa për pastrimin e rërës në bregdetin e Durrësit. ”Ne si bashki jemi duke marrë masat tona. Kemi shtuar 40 punonjës të rinj pastrimi i leshterikut është bërë përpunimi i rërës”.