EMRI/ Aksident i rëndë në Qafë-Gjashtë, plagoset rëndë një 30-vjeçar

152
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Sarandë, në Qafë-Gjashtë.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, duke mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, Fatri Laka, 30-vjeç.

I plagosuri është nisur me ambulancë drejt spitalit, ndërsa forca të shumta policie janë mbledhur në vendngjarje për të zbuluar shkakun e aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri