Planifikuan sulm me eksploziv në “Loro Boriçi”? Pas 3 vitesh hetime, Krimet e Rënda zbulojnë se të akuzuarit ishin të pafajshëm

466
Sigal

Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas 3 vitesh hetime ka pushuar çështjen në ngarkim të Ergys Faslisë, i cili ishte njëri prej të akuzuarve si pjesëtar i një organizate terroriste. Pas 3 vitesh hetime është vërtetuar se akuzat e ngritura ndaj 33-vjeçarit dhe personave të tjerë kanë qenë të pabazuara ligjërisht. 

Personat e arrestuar në nëntorin e 2017 në qytetin e Shkodrës u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “vepra me qëllime terroriste”, “kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” si dhe pjesëmarrëse në “organizatë terroriste”.

Por vetëm pas një viti të vuajtjes së dënimit ish-prokurori i çështjes Eugen Beci kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për të ndaluarit si pasojë e mungesës së provave nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’, kërkesë kjo e miratuar nga gjykata. Pas dy viteve në ‘arrest shtëpie’ tashmë organi i akuzës pushoi çështjen në ngarkim dy shkodranëve.

Në nëntor të 2016, 4 persona, dy prej të cilëve shkodrane dhe dy shtetas kosovarë u arrestuan në qytetin e Shkodrës pasi u dyshuan se po planifikonin sulm me eksploziv në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, akuzë e cila jo vetëm që nuk u provua por rezultoi si tërësisht e pavërtetë.