Engjëll Musai: Çahet PS-ja, Rilindja “bleu” votat e të vetquajturës opozitë mjerane për të mundur Prof. Dr. Arben Malaj

366
Sigal

Engjëll Musai

Drejtor i gazetës “Telegraf”

Votimi për shkarkimin e njërit prej figurave emblematike të së Majtës tradicionale shqiptare, Prof. Dr. Arben Malaj përbën kulmin e egërsisë dhe luftës të pushtetit të “Rilindjes”. Në votimin e kryer në Kuvendin më të paaftë në historinë e Shqipërisë për shkarkimin e  anëtarit të Bordit të Bankës së Shqipërisë Prof.Arben Malaj morën pjesë 88 deputetë.  Nga ky numër 16 deputetë i përkisnin  të vetquajturës  opozitës mjerane, e cila u thirr  me urdhër në Kuvend për të plotësuar firot e shumta të socialistëve tradicional. Kjo pasi shumë deputetë socialistë kishin vendosur të votonin kundër, ose të abstenonin. Një gjë të tillë e konfirmoi dje në mbrëmje në emisionin opinion edhe vetë Prof.Dr. Arben Malaj. Dhe fakti tregoi se 10 deputetë votuan kundra dhe 6 abstenuan. Kjo bëri që Rilindja të shkarkojë Prof.Dr. Arben Malajn nga Bordi i Bankës së Shqipërisë me 72 vota. Nëse opozita mjerane do të ishte të paktën një herë e sinqertë, nuk duhej të kishte marrë pjesë në votim. Kjo, pasi këtyre  deputetëve listarë, iu kërkua nga kolegët e tyre të braktisnin votimin, por ata nuk e bënë. Fakti që nuk e bënë tregoi se ata ishin aty për të kryer misionin e votës kundër Prof.Dr. Arben Malajt. Me këtë rast ata i dhanë oksigjenin qeverisë më të korruptuar në Europë dhe treguan  nivelin  dhe gropën e llumit ku janë zhytur. Nëse do ishin larguar nga votimi, atherë Rilindja e Ramës, që ka 74 mandate, do të kishte marrë vetëm 58 vota, çka do të ishte një vlerë e shtuar për demokracinë dhe  moralin e atyre të vetquajtur deputetë liste. Më këtë veprim, ata deputeetë mjeranë damkosën veten si kolaboracionistë të Ramës dhe bashibozukë që shitën interesat e qytetarëve opozitarë. E megjithatë, ky votim tregoi se Partia Socialiste ka filluar të mendojë për të ardhmen e tyre dhe nuk do të lejojnë shkatërrimin që po i vjen nga “Rilindja” e futur kontrabandë në gjirin e saj me bekimin dhe mbështetjen e klanit sorosian.