Betimi i tetë prokurorëve të SPAK, Soreca: Moment i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi

443
Sigal

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka përshëndetur ngritjen e SPAK, pas betimit të tetë prokurorëve të kësaj strukture para Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Përmes një reagimi ambasadori theksoi se ky është një tjetër moment i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi.

“Tetë prokurorët e SPAK janë gati për të filluar punën. Një tjetër moment i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi, ”-tha diplomati.

Prokurorët e parë të SPAK, me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi, janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërkohë, ditën e sotme, për tre anëtarët e SPAK, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili, që dhanë dje intervistat e tyre, KLP do të vendosë se kush do të jetë kreu i këtij institucioni.