Planifikoni të shkoni në plazh? Ja parashikimi i motit për fundjavën

221
Sigal

Fundjava që presim përpara parashikohet të jetë ideale për adhuruesit e plazhit apo udhëtimeve.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se të shtunën dhe të dielën parashikohet një mot i kthjellët.

Njoftimi i plotë 

Fundjava që presim përpara parashikohet të jetë ideale për adhuruesit e plazhit apo udhëtimeve, kjo falë ndikmit të kushteve atmosferike të qëndrueshme mbi vendin tonë.

Moti për të dyja ditët në vijim (e Shtunë dhe e Diel) parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e vranësirave kalimtare por këto më të theksuara përgjatë relieveve malore.

Era për këto dy ditë do të fryjë nga kuadrati i jugut më e ndjeshme gjatë ditës së nesërme me shpejtësi mesatare 1-8m/s dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 10-12m/s. Ditën e Diel era do të fryjë më e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5m/s deri në 8m/s përgjatë bregdetit.