Plagosja me thikë e 54 vjeçarit në Durrës, pas 4 ditësh policia mundi të arrestoj autorin e dyshuar

280
Sigal

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi katër ditë më parë dyshohet se ka qëlluar me thikë një person.

I plagosur ka mbetur 54-vjeçari me iniciale L.I. i cili pasi ka marrë mjekim në spital është larguar për në banesë. Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

“Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 23.09.2020, pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. I., 54 vjeç, banues në Durrës, i cili pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Ndërtim i paligjshëm”, njofton policia.