Rama bën kurban Ministrin/ Ja si Arben Ahmetaj mashtroi: Miku i tij Mirel Mërtiri, ka lidhje me landfillet e gruas dhe Klodian Zoton

578
Sigal

 

Para disa ditësh kryeministri Edi Rama, detyroi ministrin Arben Ahmetaj të dilte në media, për të vazhduar procesin e “pastrimit” nga pisllëku korruptiv i plehrave; të cilat kanë përpirë 430 milionë Euro fond buxhet shteti. Ka prova shkresore, që landfillet janë pazar me përmbajtje krim shtetëror i bërë prej dyshes Rama-Ahmetaj; nëpërmjet bandës Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Ilir Dedja dhe dhëndri i Ritvan Bodes. Ndërsa dihej lidhja e Ahmetajt me Klodian Zoton, qysh nga vitet 2000-2004, në vjedhjen 50 milionë USD impulse telefonike në “Albtelekom”; lidhja me Mirel Mërtirin, që administron landfillet bashkë me gruan e tij, Stela Gugallja dhe Klodian Zoton, u zbulua pas aksidentit me makinë në Kumanovë, ku Ahmetaj, Mërtiri e Stela ishin bashkë. Gjatë debatit, Arben Ahmetaj e pranoi se Mirel Mërtirin e ka mik të afërt; pranoi dhe faktin se gruaja e Mërtirit administron biznesin “Landfill-Elbasan”; por në mënyrë qesharake, deklaroi se miku tij nuk ka asnjë lidhje me biznesin e plehrave të gruas. Mirëpo disa dokumente zyrtare që disponon “Pamfleti”, faktojnë se Mirel (Klodian) Mërtiri, shok trafiqesh me kunatin e Sandrit të TV-Klan, është pjesë kryesore e 3 landfilleve. Ja faktet shkresore, që provojnë se Mirel Mërtiri, është ortak në landfille, me gruan e tij dhe Klodian Zoton e Ilir Dedjen: Qysh prej datës 23.10.2013 e deri sot, Mirel Mërtiri është administrator i biznesit “S.G.C shpk”, me pronare të vetme, Stela Ferid Gugallja, bashkëshorte e Mirel Mërtirit. Në datën 25.07.2018, Stela Ferid Gugallja, i ka shitur Ilir Dedjes, ortakut të saj në Landfillin “Albtek Energy”-Elbasan, 100% të kompanisë “S.G.C shpk”, me kushtin kontraktor, që administrator të jetë vetëm burri i saj, Mirel Mërtiri. Në datën 15.10.2019, Ilir Dedja i ka shitur Klodian Zotos, 70% të kompanisë “S.G.C shpk”, duke qenë ortakë bashkë, ndërsa administrator kanë ri-emëruar Mirel Mërtirin, burrin e ortakes së landfillit Elbasan, ndërkohë që Klodian Zoto, Stela Gugallja e Ilir Dedja janë 100% pronar të landfilleve Fier e Tiranë. Mirel Mërtiri, figuron administrator dhe tek kompania “E.R One Albania” me Nipt: L61629037G, që ka objekt zbulimin e mineraleve dhe tregtimin e gazit natyror, me aktivitet nxjerrje kuarci e mermeri në Librazhd; ku 60% pronësi e ka kompania “Energy Recuperator”, ndërsa 40% e ka gruaja e Mirel Mërtirit.