Vrasja e çiftit të moshuar në Kretë, autori i dyshuar i krimit është një shqiptar

246
Sigal

Policia greke ka shpallur në kërkim një shqiptar i cili dyshohet se ka vrarë dy të moshuar në ishullin e Kretës në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se viktimat e kësaj ngjarje makabre janë një çifti të moshuarish 82-vjeç dhe 79 vjeç, të cilët u gjetën të pajetë në dy banesa të ndryshme.

Fillimisht u gjet gruaja 79-vjeçare në banesën e saj në zonën e Pasakaki të Chania pas shqetësimit të vajzës së saj e cila tha se nuk e ëma nuk i hapte telefonin.

E moshuara u gjet pa shenja jete, ku sipas hetimit të policisë, një person e kishte mbytur atë me shami.
Ndërkohë në një shtëpi tjetër shumë pranë banesës së gruas, u gjet dhe bashkëshorti i saj 82-vjeçar, trupi i të cilit u gjet në një valixhe.

Ndërkaq autoritetet greke vijojnë kërkimet për kapjen e shqiptarit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.