Goditi me sende të forta dhe la të lënduar një burrë dhe një grua, arrestohet në flagrancë autori. Policia e Durrësit bën me dije se ka arrestuar një 36-vjeçar te akuzuar për plagosjen e dy personave.
Sipas policisë në pranga është vënë shtetasi L. Ll., 36 vjeç, banues në Sukth.
“Më datë 26.04.2020, ka goditur për motive të dobëta, me sende të forta shtetasin V. K., 40 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, dhe shtetasen A. K., 39 vjeçe”– njofton policia.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
L. Ll., 36 vjeç, banues në Sukth, pasi më datë 26.04.2020, ka goditur për motive të dobëta, me sende të forta shtetasin V. K., 40 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, dhe shtetasen A. K., 39 vjeçe.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi V. K., pasi u konstatua duke ndërtuar një mur rrethues në banesën e tij, pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”,”Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Ndërtim pa leje”.