Një i moshuar ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Mustafa Krantja”, në Kombinat. Policia njofton se shtetasi S.T., 81 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Dyshohet se i moshuari vuante nga probleme të shendetit mendor.




















