Plagoset me pistoletë 50-vjeçari në Shijak, policia në kërkim të autorit

103
Sigal

Një 50-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Shijak.

Ngjarja ka ndodhur në orën 22:10 në lagjen “Popullore”. I plagosuri, shtetasi me iniciale A. Ç., është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, 38 vjeçari me iniciale E. H., është shpallur në kërkim nga policia.

Konflikti mes tyre raportohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një 50-vjeçar, Policia identifikon autorin dhe vijon punën intensive për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar.

Sot, me datë 01.06.2023, rreth orës 22:10, në Shijak, në lagjen “Popullore”, shtetasi E. H., 38 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të 38-vjeçarit, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.