Garë me policinë pranë kufirit Greqi-Shqipëri, kapet çifti grek me 110 kg drogë në makinë

253
Dy shtetas grekë janë arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi janë kapur me 58 pako marijuanë në makinë. Sapo kanë pikasur makinën që po vinte nga kufiri i Greqisë me Shqipërinë, policia e vendit fqinj është vënë në ndjekje të tyre.

Pas disa minutash është bërë i mundur ndalimi i mjetit në Kompoti, në Artë. Gjatë kontrollit në makinë janë gjetur 58 pako me marijuanë, me peshë totale 109 kg 350 gramë.

Sakaq, janë arrestuar dy shtetasit grekë që ndodheshin në makinë, një burrë 48 vjeç dhe një grua 55 vjeç.

Në 24 orët e fundit raportohet që pranë kufirit Shqipëri-Greqi të jetë kapur 807 kg marijuanë.