Pistoletë në makinë, arrestohet 34-vjeçari së bashku me dy pasagjeret në doganën e Morinës

277
Sigal

Policia e Kukësit ka arrestuar ditën e sotme tre persona në Morinës pasi gjatë kalimit në pikën kufitare me drejtim Shqipërinë, iu gjet e fshehur në automjet një pistoletë.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit F. G., 34 vjeç, banues në Kosovë, D. F., 36 vjeçe dhe M. Q., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës

Policia godet një rast të tentativës për të hyrë në territorin shqiptar me armë zjarri me vete.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjet arma e zjarrit dhe 2 pasagjeret që udhëtonin në mjetin e tij.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin F. G. dhe pasagjere shtetaset D. F. dhe M. Q.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në kroskotin e këtij mjeti, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Girsan” dhe 17 fishekë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: F. G., 34 vjeç, banues në Kosovë, D. F., 36 vjeçe dhe M. Q., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.