Çako-policëve: Deklaroni deri në 15 prill që nuk mbillni kanabis, do ketë masa të ashpra

492
Drejtori i Policia së Shtetit, Haki Çako pohoi se punonjësit e policisë brenda datës 15 prill duhet të deklarojnë se nuk kultivojnë kanabis.
Nga qyteti i Durrësit Çako theksoi se vetëdeklarimet do dorëzohen në komisariatet e policisë.

Ai paralajmëroi se do të ketë masa të ashpra për policët që do kultivojnë drogë.

“Policët të deklarojnë se nuk do të kultivojnë kanabis. Policët do dorëzojnë vetëdeklarime brenda 15 prillit. Vetë deklarimet do dorëzohen në komisariatet e policisë. Policët të sigurojnë se as familja s’do merret me kanabis. Masa të ashpra për policët që do kultivojnë kanabis”, tha Çako.
Sigal