Pezullohet lundrimi në Vlorë, shkak moti i keq

355
Sigal

Lundrimi në Vlorë është pezulluar për 24 orët e ardhshme.

Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike, për 24 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si vijon:

Era dhe deti në drejtimin juglindje forca 5-6bft brenda gjirit të Vlorës; era dhe deti në drejtimin jug-juglindje, forca 6-7bft jashtë.

Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë në datën 04.12.2020 mbas orës 18:00.

Kështu, është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimi.