Rilindja “legalizon” konsumin e hashashit dhe prostitucionin, i cili nuk do të konsiderohet më vepër penale

71

 

Ministria e Drejtësisë ka gati ndryshimet e Kodit Penal që do të votohen në Kuvend. Në draft janë rishikuar veprat për drogën, krimet seksuale dhe prostitucionin. Sipas Kodit të ri, ushtrimi i prostitucionit  nuk do të konsiderohet më vepër penale, por kundravajtje  pa leje. Gjithashtu, mbajtja e deri më 10 gram kanabis,  nuk do të konsiderohet krim dhe nuk do të ketë asnjë masë. Ndërkohë për krimet e korrupsionit dhe aktivitetet kriminale ekonomike, parashikohen edhe konfiskime pasurie. Nga ana tjetër, vrasja për gjakmarrje, e cila sot dënohet nga 30 vite deri në burgim të përjetshëm, parashikohet të bëhet 25 vite deri në burgim të përjetshëm. Për ndërtimin pa leje në tokën tënde për efekt strehimi, nuk do të ketë dënim e as arrestim, por vetëm gjobë. Krimet seksuale dhe aktiviteti për pornografinë do ketë rritje dënimi. Ky draft është duke marrë ‘ok’ e fundit nga grupi i punës.