Të hënën janë përzgjedhur me short anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Në këtë proces mori pjesë Avokatja e Popullit, në cilësinë e vëzhguesit, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese si dhe nga dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri dhe OPDAT.
Nga hedhja e shortit u përzgjodhën si anëtarë të KED:
Altin Binaj – Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
Fjona Papajorgji – Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese
Sandër Simoni – Gjyqtar në Gjykatën e Lartë
Arqilea Koça – Prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme
Fuat Vjerdha – Gjyqtar në Gjykatat e Apelit
Engert Pëllumbi – Gjyqtar në Gjykatën e Apelit
Arta Marku – Prokurore nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Gjon Fusha – Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Enerjeta Shehaj (Deraj) – Gjyqtare nga Gjykatat Administrative
Përveç nëntë anëtarëve, në përputhje me përcaktimet ligjore, shorti përcaktoi edhe gjashtë anëtarët zëvendësues të KED, si më poshtë:
Vitore Tushe – Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese
Albana Boksi- Gjyqtare në Gjykatën e Lartë
Alma Muça – Prokurore nga Prokuroria e Përgjithshme
Genti Shala – Gjyqtar në Gjykatat e Apelit
Moisi Duda – Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Elda Vrioni – Gjyqtare nga Gjykatat Administrative
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ i pavarur, i parashikuar në Kushtetutë, që kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
KED përbëhet nga nëntë anëtarë, të përzgjedhur me short nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore.