Ibrahimoviç: Në fushë ai nuk punon për veten e tij, por për të tjerët

89
Sigal

Katërherë kampioni i Francës me PSG, Zlatan Ibrahimoviç, ka folur për  sulmuesin Olivier Zhiru.

“Zhiru është një fitues, një person serioz. Ai nuk është nga ata që shënon 40 gola në një sezon, por do t’i sjellë skuadrës diçka që të tjerët nuk e kanë. Sepse në fushë ai nuk punon për veten e tij, por për të tjerët”, tha Ibrahimovic për Futball Italia.

Kundërshtari i radhës i francezëve do të jetë një tjetër ekip europian, skuadra e Anglisë.

Në ndeshjen e 1/8-ave me Poloninë, Olivier Zhiru shënoi një gol.