Italia vazhdon luftën me Covid-19/ Regjistrohen 369 viktima brenda 24 orëve

348
Sigal

Italia po vazhdon ‘Fazën 2’, duke kufizuar lirinë e lëvizjes tek qytetarët dhe duke lejuar hapjen graduale të disa aktiviteteve.

Sipas qeverisë italiane, dy ditët e para të ‘Fazës 2’ janë positive dhe qytetarët kanë treguar sens të lartë përgjegjësie e respektimi në rregullat e distancimit social.

“Nëse dhe kurba e pandemisë do të na e lejoj, shumë sektorë të ekonomisë që janë të mbyllura mund të hapen para datës së përcaktuar”, ka thënë për medita kryeministri Giuseppe Conte.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 369 viktima, 136 më shumë se një ditë më parë, ndërsa janë regjistruar edhe 1,444 të infektuar të rinj.

Numri total i viktimave ka arritur në 29,864 e i të infektuarit në 214,457.

Persona aktual pozitiv me koronavirus në Itali janë 91,528

Deri më sot numri i të shëruarve është 93,245, ku rezultojnë 8,014 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Për herë të parë numri i të shëruarve kapërcen numrin e personave aktual pozitiv me COVID-19.

Buletini për të gjitha rajonet: