U përurua në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë përkthimi i librit “ Përsiatje për një Paqe të Drejtë”, të autorit Abdulaziz Saud Albabtain, me pjesëmarrjen e ambasadorëve të vendeve arabe në Shqipëri, akademikëve dhe studiuesve shqiptarë, përfaqësuesve të institucioneve zyrtare, të shoqërisë civile dhe mediave si dhe studentëve të Universitetit Mesdhetar.
Gjatë promovimit Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Dr. Akademik Anastas Angjeli, nënvizoi se autori i librit Abdul Azis Saud-Al Babtein është pjesë e familjes së Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. “Ky libër dhe mesazhet që përcjell kanë vlera universale dhe janë aktuale në ccdo kohë veccanërisht në situatën që bota ndodhet sot,luftrat e ndezura në Ukrainë dhe Gaza ku do dëshironin të gjithë një paqe dhe të drejtë.Një nga parimet është “Paqja e drejtë ështëedukim dhe arsimim”. Prandaj ne si universitet duhet të jemi misionartë paqes., u shpreh Angjeli.
Z/Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, znj. Artemis Malo, duke vlerësuar mesazhet e librit theksoi se në situatën aktuale ka ende shumë për të bërë nga të gjithë aktorët për të rritur kulturën për paqen, pasi kjo fjalë na përball të gjithëve jo vetëm me realitetin por edhe me ndërgjegjen tonë kolektive. “Paqja nuk duhet të jetë fjalë, por veprim”, u shpreh Zv Ministrja.
Libri u vlerësua gjithashtu nga Rektori i Universitetit Mesdhetar Adrian Civici, Prorektori i UMSH dhe Drejtor i Katedrës “Abdulaziz Saud Albabtain për Paqe të Drejtë”, Arben Cici,si dhe Përkthyesi i veprës, Profesor Ermir Gjinishi.



