Përurohen ambientet e rikonstruktuara të shkollës 9 vjeçare në fshatin Kalaç, në Ndroq

514
Sigal

Nga ky vit shkollor, nxënësit e fshatit Kalaç në
Njësinë Administrative, Ndroq frekuentojnë një shkollë tërësisht të rinovuar.
Bashkia e Tiranës ka mundësuar rikonstruksionin e plotë të shkollës, e cila
ofron mundësi dhe standarde bashkëkohore për 80 nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe
parashkollor. Në përurimin e ambienteve të reja të kësaj shkolle mori pjesë
nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, i cili falënderoi mbështetësit
e projektit që bënë të mundur realizimin e këtij investimi të domosdoshëm për
këtë fshat, i cili vjen edhe në kuadër të nismës së Bashkisë së Tiranës për të
rikonstruktuar shkollat në gjithë territorin e saj.   Nënkryetari Seferi u shpreh se fëmijët dhe
infrastruktura  arsimore është
vazhdimisht në fokusin e Bashkisë së Tiranës, ku u bënë të mundur
rikonstruksioni i të gjitha çerdheve dhe është duke përfunduar edhe
rikonstruksioni i të gjitha kopshteve në Tiranë. “Ashtu sikurse për çdo
familje, gjëja më e shtrenjtë janë fëmijët, edhe në punën tonë, gjënë më të
shtrenjtë që kemi janë fëmijët; pra rregullimi i infrastrukturës shkollore,
kopshtet, çerdhet, shkollat përbën fokusin tonë kryesor të punës”, shtoi
Seferi. Andi Seferi garantoi edhe një herë se Bashkia e Tiranës është e
vendosur që të mbajë premtimin për të ndërtuar edhe 20 shkolla të reja në
gjithë territorin e saj, duke synuar që të shmangë përfundimisht mësimin me dy
turne. “Sfida jonë për të ardhmen është akoma më e madhe. Ne duam që brenda
mandatit tonë të  ndërtojmë edhe 20
shkolla, për të hequr përfundimisht sistemin me dy turne, që tashmë është bërë
një gangrenë e arsimit tonë”, u shpreh Seferi. Më tej, ai theksoi se Bashkia e
Tiranës është e vendosur që t’i trajtojë me të njëjtin standard dhe vëmendje si
zonat urbane, ashtu edhe ato rurale të Bashkisë së re të Tiranës. Ai ka kujtuar
se me miratimin e buxhetit të ri për vitin 2017 fshati do ketë një vëmendje të
shtuar sa i përket  investimeve, por  edhe 
nxitjes  së zhvillimit të  bujqësisë 
dhe  turizmit.  Në të 
gjitha njësitë administrative të Tiranës, në 13 ish-komunat, por edhe në
11 që janë brenda qytetit, punohet me të njëjtin ritëm, të njëjtin përkushtim,
për të rregulluar e sistemuar të gjitha këto shkolla