Përplasi të miturin që lëvizte me biçikletë dhe më pas përfundoi në një kanal në anë të rrugës! Gjykata e Lezhës lë në burg shoferin

133
Sigal

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 28-vjeçarin Gjovalin Gjeta, i arrestuar dy ditë më parë nga policia, pasi përplasi me automjetin e tij një 14-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Myltë të Lezhës, ku Gjeta përplasi të miturin dhe më pas humbi kontrollin e automjetit duke përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Gjyqtari Artan Hajredinaj e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 28-vjeçarit duke vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Pas aksidentit i mituri u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.