Përplaset nga një makinë polici në Tiranë

169
Sigal

Një efektiv policie është aksidentuar nga një automjet tip “Ford” këtë mëngjes në Tiranë.

Policia bën me dije në një njoftim të shkurtër për mediat se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj”. Mësohet se punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Mjeti në pronësi të shtetases D. M., me drejtues ende të paidentifikuar, ka goditur punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, dhe është larguar”, tha policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases D. M., me drejtues ende të paidentifikuar, ka goditur punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, dhe është larguar.

Si pasojë punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.