Vinçierët e Portit të Durrësit shkak aksidenti, paguhen 1.5 milion nga Pirro Vengu

160
Sigal

Thellohet skandali, vinçierët që aksidentuan për vdekje 19-vjeçarin në Durrës, paguheshin 1.5 milion nga Pirro Vengu

Pak ditë më parë ju bëmë të ditur ngjarjen tragjike të humbjes së jetës së një punëtori 19-vjeçar në Portin e Durrësit, i quajtur Rufan Belshaku. Fatkeqësisht të riut iu këput jeta në mes për shkak të një manovrimi të pakujdesshëm të vinçit, i cili e tërhoqi zvarrë duke i marrë jetën. U mësua se policia arrestoi për këtë ngjarje 3 persona, përkatësisht Rendi Biçaku me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit, Nazmi Varaku me funksion manovrator i makinerisë dhe Bledar Troplini me funksion kryemekanik i ofiçinës.Terminali i konteinerëve aktualisht administrohet nga një kompani bijë e ”Hili Company limited”, e quajtur ”Mariner Adriatik”, themeluar në shkurt 2021 me seli në Durrës dhe origjinë kapitali malteze nga shoqëria mëmë. Kujtojmë se kompania mëmë ”Hili Company limited” ka fituar tenderin e shumëpërfolur prej 30 milion eurosh me objekt “Shërbimi i Menaxhimit dhe Operimit të Terminalit të Konteinerëve në Portin e Durrësit tek operatorë privatë të specializuar për 5 vjet” . Por pas një hulumtimi, rezulton se të tre këta persona të arrestuar për vdekjen e 19-vjeçarit Rufan Belshaku, 1 vit më parë kanë qenë të gjithë punonjës të Autoritetit Portual Durrës të drejtuar nga Pirro Vengu. Madje pagat e tyre kanë qenë tepër të larta, në nivelet nga 1 deri në 1.5 milionë lekë të vjetra. Ky fakt ngre dyshime në lidhje se kush i ka marrë realisht 30 milion eurot e këtij tenderi? Pra përse ishte e nevojshme dhënia me koncesion e terminalit për 30 milion euro, kur punëtorët që do të bëjnë po të njëjtën punë janë po ata që punonin 1 vit më parë te Autoriteti Portual Durrës, pronë e shtetit?