Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, në rrugën dytësore, ku është përplasur mjeti me drejtues A. T, me mjetin me drejtues R. K., 50 vjeç.
Për pasojë drejtuesit e të dy mjeteve kanë mbetur të plagosur, ndërsa janë ndërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.02.2021, rreth orës 16:45, në autostradën Durrës-Tiranë, në rrugë dytësore, është përplasur mjeti me drejtues A. T, me mjetin me drejtues R. K., 50 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.