Vranësira në të gjithë Shqipërinë, në jug reshje shiu

269
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Gjatë pjesës së parë të ditës do të ketë reshje shiu në formë pikash dhe të izoluara në zonën e jugut.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-10 m/s, e cila hera-herës – deri në fund të ditës – fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 15-25 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-4 ballë kryesisht në brigjet e detit Jon.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 20/33 re

Kukës 16/25 re

Lezhë 23/34 re

Dibër 16/25 re

Durrës 22/32 re

Tiranë 23/35 re

Elbasan 23/36 re

Berat 17/34 re

Vlorë 21/32 re

Korçë 17/23 re

Gjirokastër 17/34 re

Sarandë 17/31 re.