Përmbytjet/ Ministrja e Drejtësisë inspektim në burgun e Zaharisë: Vëmendje e veçantë për të dënuarit e sëmurë

798
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe drejtori i pergjithshem i Burgjeve, kanë bërë sot një inspektim në burgun e Zaharisë në Krujë.
Gjatë këtij inpektimi ministrja Gjonaj tha se “në burgun e Zaharisë siguria është në nivelin më të lartë”.
“Forcat e policisë në burgje janë në nivelin më të lartë të gadishmërisë për përballimin e situatës nga rreshjet. Ka një bashkëpunim të ngushtë me shtabin e emergjencës së ngritur në Ministri, prefektin e Durrësit dhe Bashkinë Krujë, për përballimin e çdo emergjence të mundshme. Burgu i Zaharisë është në vëmenjen tonë për shkak të specifikës së veçantë me të dënuar me probleme shëndetësore dhe çrregullime të shëndetit mendor,” tha Gjonaj.
Ministrja gjithashtu u shpreh se burgu i Zaharisë është furnizuar me të gjithë medikamentet e nevojshme mjekësore dhe stafi mjekësor është në punë gjatë gjithë ditës.
“Jemi ne gadishmeri te plote dhe per burgjet ne te gjithe vendin dhe konfirmojme se situata eshte nen eshte nen kontroll,” u shpreh ajo.
Inspektime ka patur gjate dites se sotme nga perfaqesues te ministrise se drejtesise dhe drejtorise se pergjithshme te burgjeve ne burgun e Fierit dhe te Durresit
Sigal