Përmbytje në Vlorë, qytetarët kërkojnë ndihmë: Thirrni Policinë, kam ngecur

42
Sigal

Pak minuta shi kanë mjaftuar që në Vlorë të ketë përmbytje.

Kjo situatë, është rikthyer sot duke krijuar kaos dhe trafik në qarkullimin e mjeteve. Për pasojë, shumë persona kanë mbetur të bllokuar. Një prej tyre, kërkon ndihmë pasi ka ngecur me makinë në mes të ujit i cili ka marrë përmasa të mëdha.

‘Thirrni policinë, kemi ngecur këtu’– thotë një banore.

Përkatësisht lagjja Pavarësia, zona e Skelës, Lagja 28 Nëntori, Rilindja dhe shumë rrugë, janë nën ujë, ndërkohë që reshjet e shiut vazhdojnë, duke shkaktuar sërish probleme.